Avokati Gent Gjini ka njoftuar se do të dorëzojë një kallëzim penal ndaj ministres serbe të Administratës Publike, Snezhana Paunoviq. Ky veprim vjen pas deklaratës së saj, ku ajo shprehu se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit gjatë luftës në Kosovë, do të kishte ndjekur politikën e spastrimet etnike.
Gjini e ka cilësuar këtë deklaratë si një nxitje të urrejtjes. Ai theksoi se ndaj ministres serbe duhet të ketë jo vetëm masa politike, por edhe procedura penale.
“Do ta dorëzojmë kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale dhe do të kërkojmë aktivizimin e Interpolit,” tha Gjini.
Sipas tij, pozita qeveritare që mbante Paunoviq e bën këtë situatë edhe më serioze. Ai shtoi se, në rast se arrestimi i saj nuk mund të arrihet, duhet të ushtrohet presion politik dhe diplomatik për ta detyruar atë të largohet nga posti.



















You must be logged in to post a comment Login