Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Në mesin e liderëve që po marrin pjesë në samitin e NATO-s, vëmendjen e publikut e tërhoqi stili i veçantë i veshjes së kryeministrit Edi Rama.

Ashtu si në takime të tjera ndërkombëtare, Rama u shfaq me kostum të errët dhe atlete të bardha, një kombinim që ka bërë emër për të në skenën ndërkombëtare.

Ky nuk është rast i izoluar; Rama ka zgjedhur shpesh një stil të tillë, duke e bërë atë një pjesë të dallueshme të paraqitjes së tij publike.

<

Një moment interesant ndodhi kur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tërhoqi vëmendjen e presidentit amerikan Donald Trump duke i treguar atletet e kryeministrit. Trump e shikoi me një vështrim të shkurtër në drejtim të Ramës.

Gjatë takimit, ky moment u vu re edhe nga disa liderë të tjerë present, duke shkaktuar reagime dhe buzëqeshje.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement