Kur një automjet pëson defekt në mes të rrugës, drejtuesit shpesh pyesin: “Kë të telefonoj?” Për të ofruar një zgjidhje për këtë problem, në vitin 2022 u themelua Asistenca Rrugore e Kosovës. Sot, sipas të dhënave të kompanisë, ajo ka më shumë se 33 mijë anëtarë aktivë dhe ka trajtuar rreth 12 mijë raste asistence.
E udhëhequr nga Lulzim Isufi, kompania ofron jo vetëm transport të automjeteve, por edhe një sistem të organizuar ndihme për drejtuesit që përballen me situata të papritura gjatë udhëtimit. Gjatë katër viteve të operimit, Asistenca Rrugore ka ndërtuar një rrjet me mbi 200 partnerë në Kosovë, Shqipëri, rajon dhe Evropë, duke ofruar shërbim 24 orë në ditë, çdo ditë të javës.
Shërbimet e ofruara përfshijnë defektet mekanike, bateritë e shkarkuara, gomat e dëmtuara, mungesën e karburantit, aksidentet dhe transportin e automjeteve. Koha mesatare e reagimit është rreth 22 minuta në Kosovë, 34 minuta në Shqipëri dhe rajon, ndërsa në Evropë, asistenca organizohet mesatarisht brenda një ore. Falë partneriteteve ndërkombëtare, shërbimi shtrihet në këto vende, përfshirë BE-në dhe zonën Schengen.
Statistikët tregojnë se shumica e problemeve të raportuara nuk lidhen me aksidentet, por me defekte mekanike dhe mungesë karburanti. Asistenca Rrugore ofron disa paketa anëtarësimi e cila fillon nga 29.99 euro në vit, duke ofruar mbulim të gjerë gjeografik dhe përfitime shtesë. Të gjitha paketat përfshijnë transportin e automjetit dhe të pasagjerëve sipas kushteve përkatëse.
Një aspekt i rëndësishëm i shërbimit është përdorimi i teknologjisë. Raste të ndryshme menaxhohen në mënyrë digjitale, duke i monitoruar deri në përfundim, që ndihmon në kontrollin e cilësisë dhe analizën e performancës. Kompania synon të investojë më tej në digjitalizim dhe inteligjencë artificiale, duke zgjeruar rrjetin e partnerëve në Evropë.
Për Asistencën Rrugore të Kosovës, ruajtja e besimit të klientëve është themelore, veçanërisht në momentet kritike kur ata kërkojnë ndihmë. Qytetarët mund të aplikojnë për anëtarësi në zyrat e kompanisë apo online. Në raste emergjente, shërbimi është i disponueshëm 24/7 në numrat e telefonit dhe WhatsApp. Ambicia e kompanisë është të vazhdojë zhvillimin e standardeve të asistencës rrugore në Kosovë dhe të zgjerojë praninë në tregun evropian.
Be the first to comment