Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Arrestohet vushtrriasi, u hodhi sprej dhe i sulmoi fizikisht dy policë

Arrestohet vushtrriasi, u hodhi sprej dhe i sulmoi fizikisht dy policë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vushtrri, pasditen e së hënës, është arrestuar një person i dyshuar për sulm fizik ndaj dy zyrtarëve policorë. Sipas informacioneve, ai dyshohet gjithashtu se ka hedhur sprej në drejtim të tyre.

Në raportin 24-orësh, bëhet e ditur se të dy zyrtarët dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor pas incidentit.

Personi nga Vushtrria është dërguar në mbajtje dhe akuzohet për dy vepra penale: “Posedim i paautorizuar i armëve” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.

<

Sipas raportit policor, gjatë hetimeve janë gjetur dhe konfiskuar dy sprej dhe një thikë si prova materiale lidhur me rastin. I dyshuari është arrestuar dhe tani ndodhet në procedurë hetimore sipas vendimit të prokurorit.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement