Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Një shtetas nga Kosova me inicialet G.R., 47 vjeç, është arrestuar në Ulqin, nën dyshimin se ka kryer disa vjedhje në zonat e Plazhit të Madh dhe Plazhit të Vogël.

Sipas Drejtorisë së Policisë, ndaj tij kishte një fletarrest lokal të lëshuar më herët.

Gjatë kontrollit të banesës që përdorte G.R., policia gjeti disa sende të vjedhura nga raste të mëparshme, për të cilat dyshohet se janë marrë në territorin e Ulqinit. Po ashtu, u sekuestrua një pako me lëndë narkotike të dyshuar si heroinë, sipas njoftimit të Policisë malazeze.

Hetimet paraprake kanë treguar se G.R. dyshohet për tre vjedhje në zonat e Plazhit të Madh dhe Plazhit të Vogël, ku i janë marrë qytetarëve para, telefona celularë, çelësa automjetesh, biçikleta, pije alkoolike të shtrenjta, cigare, si dhe sende të tjera personale.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement