Shoferi që goditi një këmbësore në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë është arrestuar gjatë ditës së shtunë. Sipas informacioneve nga Policia, viktima, një grua 73-vjeçare, po vazhdon trajtimin në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Sipas njoftimit, i dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se ka goditur viktimën nga pakujdesia ndërsa drejtonte automjetin e tij. Pas ngjarjes, ajo është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Sipas burimeve nga QKUK, gjendja e 73-vjeçares është e rëndë.



















You must be logged in to post a comment Login