Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Arrestohet një person në Prizren, i gjenden bimë kanabisi në oborrin e shtëpisë

Arrestohet një person në Prizren, i gjenden bimë kanabisi në oborrin e shtëpisë

Një person është arrestuar në Prizren për dyshimin se merret me kultivimin e bimëve narkotike të llojit kanabis.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastin e dyshuar e kanë raportuar më 10 korrik. Njësitet policore, duke vepruar në përputhje me një urdhëresë gjyqësore, kanë kryer kontroll në shtëpinë, autolarjen dhe automjetin e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë, policia ka zbuluar dy bimë të dyshuara kanabis, me gjatësi prej 50 dhe 62 centimetra, si dhe një peshore elektronike.

<

I dyshuari, një mashkull kosovar, është arrestuar dhe është intervistuar lidhur me rastin. Pas përfundimit të intervistimit, me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement