Një person është arrestuar në Milloshevë të Obiliqit për kanosje ndaj një qytetari, duke i treguar një armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë, incidenti ka ndodhur më 8 korrik rreth orës 12:52. Ankuesi ka deklaruar se i dyshuari e ka kanosur duke i ekspozuar një pistoletë.

Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari u arrestua. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë me nëntë fishekë, një leje armësh për shenjëtari dhe një libër për evidentimin e lëvizjes.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.