Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Arrestohet një person në Ferizaj, policia i gjen marihuanë gjatë kontrollit

Arrestohet një person në Ferizaj, policia i gjen marihuanë gjatë kontrollit

Një person është arrestuar në fshatin Doganaj, afër Ferizajt, pasi gjatë një kontrolli policor iu gjet një sasi e substancës së dyshuar narkotike, specifikisht marihuanë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 4 korrik rreth orës 23:30. I dyshuari ndodhej si pasagjer në një automjet kur njësitë përkatëse të policisë kryen kontrollin.

Gjatë këtij kontrolli, policia gjeti dhe sekuestroi 8.64 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e mbështjellë në qese najloni.

<

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në përputhje me procedurat e zakonshme.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement