Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Arrestohet kosovari në Kroaci, kishte fletarrest nga Serbia

Arrestohet kosovari në Kroaci, kishte fletarrest nga Serbia

Një 49-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Kroaci, pasi autoritetet kufitare identifikuan një fletarrestim ndërkombëtar nga Interpoli, në Beograd, të lëshuar me kërkesë të Serbisë.

B.B., nga Nerodimja e Poshtme, u ndalua në pikën kufitare ndërkombëtare Karasovići, teksa po hynte në Kroaci me një automjet Audi A6 me targa gjermane. Sipas mediave kroate, gjatë kontrollit të dokumenteve të udhëtimit, autoritetet verifikuan të dhënat e tij në bazën e të dhënave të Interpolit dhe zbuluan se ai kërkohej për arrestim dhe ekstradim.

Fletarrestimi ndërkombëtar për B.B. ishte lëshuar më 29 prill 2024, në kuadër të një hetimi nga Serbia për krime lufte ndaj popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë në fund të viteve ’90.

Pas arrestimit, B.B. u njoftua për të drejtat e tij ligjore dhe u dërgua përpara gjyqtarit hetues të Gjykatës së Qarkut në Dubrovnik, ku gjykata caktroi masën e paraburgimit për t’u shqyrtuar kërkesa për ekstradim. Ekstradimi drejt Serbisë ende nuk është vendosur.

Autoritetet serbe kanë 40 ditë kohë për t’i dorëzuar Gjykatës së Qarkut në Dubrovnik dokumentacionin e nevojshëm dhe provat që mbështesin kërkesën për arrestim dhe ekstradim. Sipas burimeve deklaruara nga mediat kroate, B.B. mohon kategorikisht akuzat e ngritura nga Serbia.

“B.B. ka ofruar një version krejtësisht të ndryshëm të ngjarjeve dhe mohon çdo përgjegjësi për veprat që i atribuohen,” raportojnë mediat kroate.

Pritet që Gjykata e Qarkut në Dubrovnik të shqyrtojë dokumentacionin që do të dërgohet nga autoritetet serbe, para se të merret një vendim për ekstradim. Rasti është i ndjeshëm për natyrën e akuzave dhe për faktin se kërkesa për arrestim vjen nga autoritetet serbe për një shtetas të Kosovës, lidhur me ngjarjet e luftës së viteve 1998–1999.

Lufta në Kosovë u shoqërua me krime të rënda ndaj popullsisë civile. Pjesa dërrmuese e krimeve të dokumentuara iu atribuohen forcave serbe, përfshirë policinë dhe Ushtrinë Jugosllave, ndërsa ka pasur raste të krimeve të kryera edhe nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

B.B. vazhdon të gëzojë prezumimin e pafajësisë, dhe një vendim përfundimtar për ekstradimin e tij do të merret nga autoritetet gjyqësore kroate, pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga Serbia.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement