Policia shqiptare ka arrestuar një 31-vjeçar në Krujë, nën dyshimin për kultivim të bimëve narkotike. Pas arrestimit, autoritetet njoftuan për asgjësimin e 42 bimëve dhe sekuestrimin e 600 gramëve lënde të dyshuar cannabis sativa.
Një tjetër person është shpallur në kërkim. Sipas informacioneve nga veprimet hetimore, dyshohet se këta dy individë kishin kultivuar bimët në një zonë pyjore të fshatit Mukaj.
Policia po e kërkon një 43-vjeçar, i cili dyshohet të jetë përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike.



















You must be logged in to post a comment Login