Dy persona janë arrestuar në Suharekë nën dyshimin për veprën penale të fajdesë. Ky arrestim është rezultati i një hetimi disa vjeçar të kryer nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore, sipas burimeve nga Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të besueshme, të dyshuarit, B. K dhe H. T, kanë ushtruar presion ndaj viktimave L. S dhe M. S që nga viti 2021, me qëllim përfitimin e interesave të paligjshme përmes fajdesë.
Hetimet sugjerojnë se ata kanë detyruar viktimat të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme materiale.
Më 5 qershor 2026, policia ka realizuar arrestimin e dy të dyshuarve. Sipas urdhrit verbal të Prokurorit të Shtetit, është kryer edhe një kontroll në shtëpinë e njërit prej tyre dhe objektet përkatëse.
Gjatë bastisjes, nuk janë gjetur prova materiale që lidhen me rastin, por hetimet vazhdojnë mbi bazën e informacioneve të mbledhura gjatë procedurës.
Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka vendosur që B. K. të mbahet në ndalim për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes. Ndërkohë, H. T është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti aktualisht po hetohet për veprën penale të fajdesë.















You must be logged in to post a comment Login