Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Arrestim për blerje votash në Graçanicë – i dyshuari premtonte përfitime për vota në favor të Listës SerbeSinjali

Arrestim për blerje votash në Graçanicë – i dyshuari premtonte përfitime për vota në favor të Listës SerbeSinjali

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për blerje votash në Graçanicë. Ky aksion u realizua nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda.

Sipas burimeve të besueshme, operacioni u zhvillua në fshatin Uglar, pas informacioneve se individë të caktuar po tentonin të ndikojnë në votuesit përmes ofertave dhe premtimeve materiale.

Hetimet e para tregojnë se Aleksandar Trajkovic dyshohet se ka kontaktuar qytetarë të ndryshëm dhe u ka ofruar përfitime materiale në këmbim të votës për subjektin politik “Lista Serbe”.

<

Gjatë veprimeve operative janë intervistuar dëshmitarë dhe janë mbledhur informacione që lidhin të arrestuarin me veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Më tej, hetuesit realizuan kontroll në shtëpinë e të dyshuarit dhe në një lokal. Aty janë gjetur dhe sekuestruar materiale të lidhura me procesin e votimit, si dhe katër telefona mobilë që do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të tjera.

Me vendimin e Prokurorit të Krimeve të Rënda në Prishtinë, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse janë të përfshirë edhe persona të tjerë dhe për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

Shënim: Të gjithë personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm deri në shpalljen e fajësisë nga gjykata.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement