Një grabitje e palushtuar ka ndodhur në një supermarket në provincën e Firences, në Itali. Rasti është i veçantë, pasi grabitësi është frustruar për shkak të një arkëtareje të re, e cila po punonte në ditën e saj të parë.
Sipas raportimeve nga media italiane “Il Tirreno”, grabitësi i ka kërkuar 20-vjeçares t’i dorëzonte paratë, por për shkak të mungesës së përvojës, ajo nuk arriti ta hapte arkën. Situata u tensionua, ndërsa klientët dhe punonjësit e tjerë në supermarket e kuptuan çfarë po ndodhte dhe ndërhynë për të ndihmuar.
Në momentin e presionit, hajduti është detyruar të largohet pa marrë asgjë. Megjithatë, edhe pse policia u vu në ndjekje të tij, autori arriti të arratiset para mbërritjes së forcave të rendit.
Be the first to comment