Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Arjol Bllaca përfundon aventurën me Prishtinën

Arjol Bllaca përfundon aventurën me Prishtinën

Prishtina ka njoftuar ndarjen e rrugëve me futbollistin Arjol Bllaca.

Përkundër faktit se ai u bashkua me klubin në janar, Bllaca qëndroi te ekipi kryeqytetas vetëm për gjysmën e sezonit me Plisat.

“Me marrëveshje të dyanshme, FC Prishtina dhe Arjol Bllaca kanë mbyllur bashkëpunimin”, theksohet në njoftimin e lëshuar nga klubi.

Bllaca iu bashkua bardhekaltërve në fillim të këtij viti, dhe gjatë kësaj periudhe ai zhvilloi 17 ndeshje, duke arritur të shënojë 1 gol dhe të realizojë 2 asistime.

FC Prishtina shpreh falënderime për kontributin e Arjol Bllacës me fanellën bardhekaltër dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës së tij.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement