Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka ndarë momente të veçanta nga pushimet e saj me ndjekësit, ku është ribashkuar me motrën e saj, një nga personat më të dashur në jetën e saj.
Pas një periudhe të gjatë pa u takuar, dy motrat po kalojnë ditë relaksi së bashku. Ato po shijojnë pushimet dhe po krijojnë kujtime të reja.
Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale tregojnë dy motrat të buzëqeshura dhe shumë të lumtura, duke reflektuar atmosferën pozitive të kësaj kohe të veçantë.
Be the first to comment