Moderatorja e njohur Arbana Osmani ishte e pranishme në koncertin spektakolar të Bad Bunny në Paris. Ky koncert, pjesë e turneut europian të artistit me famë botërore, tërhoqi mijëra fansa.
Pas kësaj mbrëmjeje muzikore, Arbana ndau disa momente nga përvoja e saj në Paris përmes rrjeteve sociale, duke shkaktuar menjëherë interesin e ndjekësve të saj. Ajo shoqëroi postimin me një mbishkrim humoristik: “Not bad days in Paris, just Bad Bunny.”
Me këtë frazë, moderatorja sugjeroi se pjesëmarrja në koncertin e superyllit portorikan ishte një nga momentet më të veçanta të qëndrimit të saj në kryeqytetin francez, dhe postimi mori shumë pëlqime nga ndjekësit e saj.
Be the first to comment