Finalja e edicionit të tretë të spektaklit “Ferma VIP” u zhvillua të hënën mbrëma, duke përfunduar kështu një rrugëtim të gjatë me shpalljen e fitueses, shkrimtares dhe poetes së njohur, Mimoza Ahmeti.
Pas finales, u organizua festa përmbyllëse e sezonit, ku ishte e pranishme një grumbull i ish-fermerëve, opinionistëve dhe ekipit realizues që kontribuoi gjatë muajve të spektaklit.
Megjithatë, vëmendja e të pranishmëve u zhvendos shpejt drejt mungesës së dy figurave kryesore: moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj, nuk ishin të pranishëm në këtë ngjarje.
Sipas burimeve të pranishme, mungesa e tyre ishte e papritur dhe e paqartë. Një burim për “Prive By Liberta Spahiu” shprehu se “të gjithë i prisnin, por ata nuk erdhën.”
Burime të tjera brenda produksionit kanë sugjeruar se priten ndryshime në vazhdimësinë e formatit, duke përmendur se Arbana Osmani nuk do të jetë më pjesë e emisionit përmbledhës “Post Ferma.”
Çështja e mungesës së çiftit ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjet, duke ngritur pikëpyetje mbi marrëdhënien e tyre me projektin dhe të ardhmen e tyre në spektakël.
A bëhet fjalë për një largim përfundimtar nga formati, apo thjesht për angazhime të tjera profesionale? Për momentin, përgjigjja mbetet e paqartë.
Be the first to comment