Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani së shpejti me ujdi të përbashkët mbrojtjeje

Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani së shpejti me ujdi të përbashkët mbrojtjeje

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani pritet të nënshkruajnë një marrëveshje mbrojtjeje të përbashkët në Mekë të premten, sipas burimeve të njohura me situatën, në një kohë kur rajoni përballet me trazira, veçanërisht nga veprimet e Iranit pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit.

Kjo marrëveshje forcon aleancën ndërmjet fuqive të mëdha myslimane sunite, të cilat janë gjithashtu partnere të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, mbeten paqartësi mbi angazhimet specifike të secilit shtet dhe ndikimin e mundshëm të saj në situatën e gjerë në Lindjen e Mesme, raporton Reuters.

Burime rajonale kanë konfirmuar se marrëveshja do të nënshkruhet të premten. Një zyrtar turk gjithashtu e ka konfirmuar këtë informacion, megjithatë, nuk është e qartë nëse do të bëhet publik edhe në të njëjtën ditë.

Të tri vendet ndajnë shqetësime në rritje për kaosin në Lindjen e Mesme, përfshirë ndikimin e Iranit dhe pozitat nukleare të Izraelit, ndërsa Shtetet e Bashkuara përpiqen të kontrollojnë kërcënimet në rajon.

Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO. Arabia Saudite, si vendi më i fortë i Gjirit, është shtëpia e vendeve më të shenjta të Islamit dhe një nga eksportuesit kryesorë të naftës në botë. Nga ana tjetër, Pakistani është i vetmi vend mysliman që disponon armë bërthamore.

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif, i shoqëruar nga shefi i ushtrisë, Asim Munir, mbërriti në Xheda të enjten dhe kreu pelegrinazhin Umrah në Mekë. Presidenti turk, Tayyip Erdogan, do të niset për në Xheda të premten.

Ata do të takohen me Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, vendi i të cilit është përballur me sulme të vazhdueshme nga Irani dhe aleatët e tij, si Huthit në Jemen dhe milici shiite në Irak, që prej fillimit të luftës më 28 shkurt.

Konflikti ka nxjerrë në pah dobësitë e sigurisë në shtetet e Gjirit dhe ka ndikuar negativisht në transportin detar në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për kalimin e naftës dhe gazit natyror në botë.

Marrëveshja e paralajmëruar vjen pas gati një viti negociatash. Në janar, Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, shprehu mbështetje për krijimin e një platforme më të gjerë rajonale sigurie, me qëllim promovimin e bashkëpunimit dhe stabilitetit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement