Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Apple paralajmëron rritje çmimesh për produktet e saj

Apple paralajmëron rritje çmimesh për produktet e saj

Kompania Apple ka njoftuar se planifikon të rrisë çmimet e disa prej produkteve të saj, për shkak të rritjes së ndjeshme të kostos së çipave të memories, të cilët përdoren në pajisjet elektronike.

Tim Cook, drejtori ekzekutiv në largim, deklaroi për Wall Street Journal se kjo rritje çmimesh është bërë “e pashmangshme,” pasi situata me furnizimin dhe kostot e çipave të memories është bërë e paqëndrueshme.

Nuk ka detaje se kur do të hyjnë në fuqi çmimet e reja apo cilat produkte do të preken. Gjithashtu, mbetet e pasqaruar nëse iPhone 18, i cili pritet të prezantohet në shtator, do të ndikohet nga këto ndryshime.

Çipat e memories janë komponentë kyç në pajisje si telefonat inteligjentë dhe kompjuterët. Sipas Cook, kërkesa e lartë për këto çipa, e shkaktuar nga avancimi i shpejtë i inteligjencës artificiale, ka kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve.

Ai theksoi se kompania po bën përpjekje për të zbutur rritjet e mëdha të kostove që po i transferohen, por situata ka arritur në një pikë të paqëndrueshme. “Ka më pak furnizim në një kohë kur kërkesa e konsumatorëve mbetet e lartë,” shprehu ai.

Cook, i cili do të zëvendësohet nga John Ternus në shtator pas 15 vitesh në këtë pozita, theksoi se industria ka nevojë për rikthimin e çmimeve dhe furnizimit me memorie në nivele më të arsyeshme.

Sipas raporteve, çmimi i memories RAM, një prej komponentëve më të zakonshëm në pajisjet kompjuterike, ka shënuar një rritje më shumë se dyfish që nga tetori i vitit 2025.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement