Apple ka ngritur një padi federale ndaj OpenAI, duke e akuzuar këtë kompani të inteligjencës artificiale për përvetësim të sekreteve tregtare përmes punësimit të ish-punonjësve të saj.
Sipas padisë, dy ish-punonjës të Apple dyshohet se, para se të bashkoheshin me OpenAI, kanë dërguar dokumente dhe informacione konfidenciale që lidhen me zhvillimin e produkteve të kompanisë në adresat e tyre personale.
Në mesin e të paditurve përfshihet edhe startup-i io Products, i cili tani është në pronësi të OpenAI, si dhe dy ish-drejtues të Apple.
Apple pretendon se OpenAI ka ndjekur një strategji për të siguruar qasje në projektet sensitive, teknologjitë pronësore dhe produktet e pa publikuara, me qëllim që të forcojë pozitat e saj në tregun e pajisjeve harduerike.
Nga ana tjetër, OpenAI i ka mohuar akuzat. Zëdhënësi i kompanisë, Drew Pusateri, deklaroi për BBC se OpenAI “nuk ka interes për sekretet tregtare të kompanive të tjera”, duke theksuar se fokusi i saj mbetet zhvillimi i teknologjive inovative.
Apple po kërkon që gjykata të ndalojë çdo përdorim të informacionit që e konsideron konfidencial dhe gjithashtu po kërkon dëmshpërblim monetar.



















You must be logged in to post a comment Login