Autoritetet britanike kanë njoftuar se kanë filluar hetimet lidhur me raportet mbi një incident të ndodhur në Kanalin Anglez, ku një anije luftarake ruse ka qëlluar me armë paralajmëruese një jaht.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se ky rast do të shqyrtohet me kujdes. “Po hetojmë raportet për një incident në Kanal,” tha një përfaqësues i Ministrisë.
Hetimi ka filluar pas denoncimeve nga një jaht i regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, i cili raportoi se ishte qëlluar nga një anije e marinës ruse, rreth 20 milje në jug të Ishullit Wight. Megjithatë, pas të shtënave nuk janë raportuar lëndime apo dëmtime në jaht.
Ky incident ndodh disa ditë pas sekuestrimit të një cisternë nafte të lidhur me Rusinë nga autoritetet britanike në brigjet e Ishullit të Wight. Ky është hera e parë që forcat britanike udhëheqin një sekuestrim të tillë të një anijeje të sanksionuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Be the first to comment