Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Anglia apo Argjentina, kush do ta presë biletën për finalen e madhe?

Anglia apo Argjentina, kush do ta presë biletën për finalen e madhe?

Një ndeshje me rëndësi historike do të zhvillohet sonte në Atlanta, ku Anglia dhe Argjentina do të përballen për një vend në finalen e Kupës së Botës 2026. Të dy kombëtaret kanë publikuar formacionet e tyre startuese për këtë duel emocionues në stadiumin “Mercedes-Benz”.

Trajnerët Thomas Tuchel dhe Lionel Scaloni kanë përzgjedhur lojtarët që do të përpiqen të sigurojnë triumfin në një nga sfidat më të rëndësishme të këtij turneu.

Anglia do të luajë me: Jordan Pickford – Reece James, Marc Guéhi, Charlie Kosa, Djed Spence – Declan Rice, Elliot Anderson, Jude Bellingham – Morgan Rogers, Anthony Gordon dhe Harry Kane, i cili do të jetë kapiten.

<

Nga ana tjetër, Argjentina do të startojë me: Emiliano Martinez – Nahuel Molina, Cristian Romero, Lisandro Martinez, Nicolas Tagliafico – Leandro Paredes, Giuliano Simeone, Alexis Mac Allister, Enzo Fernandez – Julian Alvarez dhe Lionel Messi si kapiten.

Kjo ndeshje rikthen në fokus një nga rivalitetet më të mëdha të futbollit botëror, me kujtime që e karakterizojnë histori të regjistruara, përfshirë golin e famshëm të Diego Maradonës në vitin 1986 dhe përjashtimin e David Beckhamit gjatë Botërorit të vitit 1998.

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballet në finale me Spanjën, e cila siguroi kualifikimin pas fitores ndaj Francës. Finalja e Kupës së Botës është e planifikuar të zhvillohet më 19 korrik në “MetLife Stadium” në New York.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement