Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“anGjelus Novus” i Arianit Laknës hapet sonte në Open Art Gallery në Prishtinë

“anGjelus Novus” i Arianit Laknës hapet sonte në Open Art Gallery në Prishtinë

Ekspozita “anGjelus Novus” e artistit Arianit Lakna, e kuruar nga Artrit Bytyçi, hapet sonte në ora 19:30 në Open Art Gallery në Prishtinë.

Veprat e Laknës, me lajtmotivin e gjelit, shihen si një bisedë me “Angelus Novus” të Paul Klee, veçanërisht me interpretimin që i bën Walter Benjamin. Megjithatë, “anGjeli i Ri” i Arianit Laknës shkon përtej kësaj tradite.

Në veprën “Zgjohu me Gjela”, ai shfaqet në prapavijën e diellit, duke lindur. Koka e tij lëviz ndërsa vështron detyrat dhe obligimet që grumbullohen mbi një pirg të madh. Ndërkohë, ky pirg rrezikon të shembet dhe t’i përplaset mbi kokë, por ai nuk pret zgjidhje nga të tjerët, pasi veçse ia ka filluar punës, ashtu siç bën çdo mëngjes.

<

Në këtë mënyrë, “anGjeli” është një hyjn i ri që mishëron vlerat e një utopie të ndërtuar nga Arianit Lakna. Veprat e kësaj ekspozite shpalosin përditshmërinë përmes këtyre vlerave të reja.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement