Kërcënimi i ministres serbe, Snezhana Paunoviq, ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë. Ajo deklaroi se “po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit më 1998, do ta spastronte etnikisht Kosovën.”
Ministri për Familjen dhe Vlerat e Luftës, Andin Hoti, djalë i veprimtarit të njohur Ukshin Hoti, shprehu shqetësimin e tij lidhur me këto komente. Ai theksoi se kjo deklaratë është dëshmi se Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale.
Hoti reagoi ashpër ndaj Paunoviqit, duke i kujtuar se Millosheviqi provoi të kryente veprime të ngjashme, por përfundoi si kriminel lufte. Ai theksoi që të njëjtin fat do ta kishte edhe Paunoviq.
“Babai yt ideologjik, Millosheviqi, provoi të njëjtën gjë në Kosovë. Ai përfundoi para drejtësisë ndërkombëtare, ndërsa Serbia u largua nga Kosova me bisht ndër shalë. Përgjigjja e popullit të Kosovës dhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e njohur. Kosova mbeti e lirë. Millosheviqi përfundoi si kriminel lufte dhe sot han. Të njëjtin fat do ta kishe edhe ti dhe do ta kesh sa herë që tenton. Kushdo që bën thirrje për spastrim etnik nuk është vetëm kërcënim për Kosovën, por është dëshmi se Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit dhe nga politika kriminale që solli luftëra e masakra,” shkroi Hoti në Facebook.
Be the first to comment