Gazetarja dhe moderatorja Aulona Musta ishte e ftuar së fundmi në podcastin e Grida Dumës, ku ndau një nga rrëfimet më personale të saj. Ajo foli hapur për jetën private, sfidat shëndetësore, karrierën dhe familjen.
Një nga momentet më emocionuese të intervistës ishte tregimi i Aulonës për periudhën kur disa analiza mjekësore ngritën dyshime për një tumor. Ajo përshkroi ndjenjat e saj, frikën dhe periudhën e gjatë të vizitave mjekësore deri në marrjen e përgjigjeve përfundimtare.
“Para dy muajsh, gjatë një vizite rutinë te gjinekologu, rezultuan disa qeliza të dyshimta. Këto qeliza kishin dalë edhe 10 vjet më parë, kur unë pasi bëra një ndërhyrje. Duke pasur historik familjar, me gjyshen time që humbi jetën nga tumori në qafën e mitrës, ishte e nevojshme që të isha gjithmonë në kontroll. Patjetër që kjo periudhë ishte e mbushur me ankth”, tregoi Aulona.
Ajo vazhdoi me detaje rreth procesit të diagnostikimit, duke shpjeguar se, ndërkohë që asgjë nga kjo nuk ishte e dukshme në rrjetet e saj sociale, ajo vazhdonte të paraqitej si Aulona e zakonshme, që merrte pushime dhe bënte humor. “Nuk ishte hipokrizi, por unë zgjodha ta përjetoj këtë periudhë në këtë mënyrë,” tha ajo.
Gjatë bisedës, Aulona shprehu se ndihet e lumtur me jetën që ka ndërtuar dhe se nuk ndikohet nga komentet negative në platformat elektronike. Përkundrazi, ato i sheh me atmosferë humori, duke thënë me ironi: “Unë fitoj para edhe nga sharësit”.
E pyetur nëse do ta shihte ndonjëherë veten në politikë, Aulona iu përgjigj me humor duke deklaruar se këtë fushë ua ka lënë influencerëve, ndërsa do të vazhdojë me profesionin e saj të zgjedhur prej vitesh.
Be the first to comment