Trajneri Ruben Amorim ka komentuar pas fitores së Milanit ndaj Manchester United në një miqësore parasezonale, duke reflektuar mbi periudhën e tij te Djajtë e Kuq.
Amorim pranoi se aventura e tij në Manchester nuk shkoi ashtu siç e kishte pritur. Ai theksoi se synimi i tij ishte ndërtimi i një mentaliteti fitues, përmes angazhimit të lojtarëve të përshtatshëm për sistemin e tij dhe largimit të atyre që nuk ishin në përputhje me planet e klubit.
Sipas tij, drejtuesit e klubit nuk e ndanin të njëjtin vizion, çka bëri që të dy palët të vendosnin për një ndarje.
“Jam i lumtur që mposhtëm Manchester United. Kjo tregoi se problemi nuk ishte sistemi im, por mentaliteti dhe kultura e klubit”, deklaroi Amorim.



















You must be logged in to post a comment Login