Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Amerika feston sot 250 vjet pavarësi, Arlind Sadiku raporton nga ShBA-ja (VIDEO)

Amerika feston sot 250 vjet pavarësi, Arlind Sadiku raporton nga ShBA-ja (VIDEO)

Arlind Sadiku ka raportuar nga Filadelfia për Klan Kosova, në zemër të historisë amerikane, për festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Ai është pozicionuar përpara Independence Hall, vendit historik ku më 4 korrik 1776, delegatët e 13 kolonive miratuan Deklaratën e Pavarësisë. Ky dokument shënoi shkëputjen nga Perandoria Britanike dhe lindjen e një shteti të ri mbi parimet e lirisë, barazisë dhe të drejtave të njeriut.

Megjithatë, Filadelfia nuk është vetëm një qendër festimesh historike. Në të njëjtin qytet, sonte zhvillohet një nga përballjet më të rëndësishme të Kupës së Botës, ku Franca përballet me Paraguajin.

<

Sadiku ka përshkruar atmosferën dhe përjetimin e tij nga afër, duke theksuar fuqinë ushtarake amerikane të ekspozuar gjatë festimeve. Ai ka biseduar me qytetarët e pranishëm në Filadelfia në këtë ditë festive.

Një qytetar amerikan shprehu emocionin e tij, duke thënë: “Të them që jam i emocionuar do të ishte pak. Më kanë dalë lotët një ose dy herë derisa ecja këtu. Prej disa vitesh bashkëpunoj me Qendrën Kombëtare të Kushtetutës dhe çdo korrik vij këtu për të interpretuar personazhe historike, por këtë herë është ndryshe. Atmosfera është e jashtëzakonshme. Është 250-vjetori i Amerikës, dhe emocionet këtu janë të pabesueshme. Kjo më bën krenar që jam amerikan.”

Ai vazhdoi të fliste për fuqinë ushtarake, duke theksuar: “Dita e sotme është e veçantë. Janë ekspozuar armë, raketa, tanke dhe artileri që ky vend ka. Këtu kam dëgjuar zhurmën e raketave, e cila është shurdhuese. Jam i lumtur që Kosova është aleate e Shteteve të Bashkuara. Ju dërgoj urimet më të sinqerta amerikanëve dhe popullit shqiptar që janë proamerikanë nga vendi ku u shpall pavarësia e Amerikës më 4 korrik 1776.”

Në fund të raportimit të tij, Sadiku uroi popullin amerikan në këtë ditë historike, duke theksuar lidhjet e forta të Kosovës me SHBA-në si aleate strategjike.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement