Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ambasadori francez: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës

Ambasadori francez: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës

Sot Franca feston Ditën Kombëtare, e njohur gjithashtu si Dita e Bastijës. Kjo datë shënon fillimin e Revolucionit Francez dhe triumfin e vlerave të lirisë, barazisë dhe vëllazërisë.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, shpjegoi rëndësinë e kësaj feste dhe lidhjen e fortë që populli francez ka me konceptet e Republikës dhe demokracisë, sipas informacioneve nga RTK.

Guerot theksoi se në Francë, kjo ditë shënohet me tri aktivitete kryesore. Sipas tij, tradita e ballos së zjarrfikësve zhvillohet më 13 korrik, ndërsa më 14 korrik mbahet një paradë ushtarake. Në mbrëmje, organizohen fishekzjarre në të gjithë vendin.

Duke folur për marrëdhëniet me Kosovën, ambasadori theksoi se Franca ka qenë mbështetëse e saj që nga fillimi. Ai theksoi se Franca është një aleat i besueshëm dhe një mik solid për Kosovën, duke mbështetur pavarësinë dhe krijimin e shtetit të saj.

Sipas Guerot, aktualisht fokusi i bashkëpunimit është mbështetja për zhvillimin ekonomik të Kosovës, me veçim të organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030 në Prishtinë. Ai përmendi gjithashtu se Franca synon të intensifikojë bashkëpunimin me Kosovën në fusha të ndryshme, përfshirë kulturën dhe ekonominë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement