Me rastin e përvjetorit të 250-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” u ndriçua më 4 korrik me ngjyrat e flamurit amerikan: e kuqe, e bardhë dhe e kaltër.
Këto pamje janë shpërndarë nga ambasada amerikane në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së e cilësoi këtë ndriçim si një simbol të veçantë të miqësisë së qëndrueshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe të përkushtimit të përbashkët ndaj lirisë dhe demokracisë.
Ndriçimi i kupolave ikonike të Bibliotekës Kombëtare ishte pjesë e aktiviteteve për shënimin e këtij përvjetori, duke theksuar sërish lidhjet e forta ndërmjet dy vendeve.
Be the first to comment