Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Aleanca skeptike – Ramadani: S’presim reflektim nga Kurti në raport me gjashtë pikat tona (VIDEO)

Aleanca skeptike – Ramadani: S’presim reflektim nga Kurti në raport me gjashtë pikat tona (VIDEO)

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, e ka shprehur shqetësimin se partia e tij nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Albin Kurti në lidhje me ofertën dhe gjashtë pikat që janë paraqitur për zgjidhjen e ngërçit politik.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Ramadani theksoi se, ndonëse Aleanca ka treguar vullnet për të ofruar zgjidhje, deri tani nuk ka pasur asnjë reflektim nga pala tjetër.

“Edhe pse jemi angazhuar, nuk kemi marrë përgjigje. Besoj se oferta jonë e rrit vlerën e Aleancës, por që nga 26 qershori, nuk kemi parë ndonjë reflektim”, u shpreh ai.

<

Ramadani ishte skeptik për ndonjë ndryshim të qasjes nga Kurtit, duke theksuar se nuk sheh shenja se ekziston një vullnet për t’iu përgjigjur kërkesave të Aleancës.

“A presim reflektim? Jo, sepse nuk duket që ka interes për këtë”, u shpreh ai.

Ai kritikoi gjithashtu ftesën e Kurtit për një takim në funksion të krijimit të institucioneve, duke e cilësuar si të panevojshme.

“E kemi parë takimin e thirrur nga Kurti për krijimin e institucioneve si të panevojshëm, për arsyet që i kemi përmendur deri tani”, tha Ramadani.

Megjithatë, ai theksoi se Aleanca mbetet e gatshme të diskutojë për secilën nga gjashtë pikat e propozuara, jo si pjesë e negociatave ndërpartiake, por në aspektin e zbatimit të tyre.

“Jemi të gatshëm të flasim për pikat veç e veç dhe për mënyrën se si mund të realizohen, pa negociata ndërpartiake, por me synimin për t’i zbatuar ato, pasi të gjitha pikat kanë një analizë të qartë”, përfundoi Ramadani.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement