Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, njoftoi se partia do t’i drejtohet Prokurorisë në lidhje me vendimin e Qeverisë në detyrë për krijimin e 18 komisioneve.
Sipas Tahirit, këto komisione synojnë të procedojnë emërime në agjenci qeveritare dhe në pozita të ndryshme publike.
“Ato vendime janë jashtëligjore dhe duhet të anulohen menjëherë. Anëtarët e këtyre komisioneve, që marrin pjesë në këto procese, duhet të jenë shumë të kujdesshëm, sepse Aleanca do ta paraqesë këtë çështje në prokurorinë përkatëse me një kallëzim penal,” theksoi Tahiri.



















You must be logged in to post a comment Login