Këngëtarja e njohur nga Peja, Albina Kelmendi, ka bërë hapin e parë në aventurën e saj si nënë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Valoni, janë bekuar me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Trim.
Albina solli në jetë djalin mëngjesin e sotëm, duke ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një fotografi të dorës së tij të vogël. Ajo shoqëroi imazhin me një mesazh emocional, duke shprehur falenderimin ndaj Zotit për bekimin e fëmijës.
“Faleminderit Zotit që na bekoi me një djalë! Lusim Zotin që të rritet me shëndet, me gjitha të mirat, të bëhet fëmijë i mbarë dhe të na bëjë gjithmonë krenarë”, shkroi Albina në postimin e saj.
Kjo ngjarje e veçantë shënon një kapitull të ri në jetën e çiftit, i cili tashmë është bërë prindër.



















You must be logged in to post a comment Login