Albin Krasniqi është shpallur “Ylli i Javës” për javën e parë të edicionit 2026/27 në Superligën e Kosovës.
Federata e Futbollit të Kosovës vazhdon traditën e ndarjes së çmimit për futbollistin më të dalluar të çdo xhiroje, duke njohur arritjet e veçanta në fushën e lojës.
Krasniqi, lojtar i FC Prishtinës, u vlerësua për paraqitjen e tij të shkëlqyer në ndeshjen ndaj FC Ballkanit, ku ishte një nga protagonistët kryesorë të fitores 4:2.
<
Ai kontribuoi me dy gola dhe tregoi angazhimin dhe cilësinë e tij gjatë gjithë ndeshjes.
Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Be the first to comment