Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj, vazhdon të tërheqë vëmendjen me postimet e saj nga pushimet në Bali, Indonezi.
Bukuroshja nga Shkodra ka publikuar një seri fotografish të reja nga ky destinacion tropikal, ku shfaqet në formë të shkëlqyer dhe me një stil elegant, duke marrë shumë pëlqime nga ndjekësit e saj.
Në fotografitë e postuara, Alba është e veshur me një fustan të bardhë, i cili është i thjeshtë, por shumë elegant. Ajo e ka kombinuar atë me një palë taka transparente dhe një çantë ngjyrë bezhë, duke krijuar një pamje moderne dhe të rafinuar.
Për të kompletuar veshjen, Alba ka vendosur një shami në kokë, e cila i jep një prekje unike dhe stil të veçantë paraqitjes së saj verore.
Linjat e saj të tonifikuara dhe bukuria e veçantë bien në sy dhe tërheqin menjëherë vëmendjen. Postimet e saj janë pritur mirë nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët e komplimentojnë për elegancën, stilin dhe kujdesin në detaje.
Be the first to comment