Alaudin Hamiti ka rikthyer nostalgjinë e Big Brother VIP Kosova me një postim të fundit që po komentohet shumë në rrjetet sociale.
Prezantuesi i katër edicioneve të BBVK publikoi një fotografi interesante nga një kafiteri me emrin “Nysa”, një term që ai e ka përdorur shpesh gjatë spektaklit për banorët e shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Krahas imazhit, Alaudini vendosi vetëm një pyetje të shkurtër, por që mjaftoi për të “trazuar” ndjekësit:
“A ju ka marrë malli?”
Postimi u komentua menjëherë nga fansat e formatit, të cilët nisën të rikujtojnë momentet më virale dhe dramatike të BBVK-së.
Me këtë veprim, Alaudin Hamiti duket se ka rikthyer edhe një herë atmosferën e reality show-t që vazhdon të mbetet ndër programet më të ndjekura dhe më të komentuara në publikun shqiptar.
















You must be logged in to post a comment Login