Një situatë paniku është regjistruar pak më parë, kur një qytetar informoi me urgjencë policinë për një dyshim të mundshëm. Ai mendoi se poshtë automjetit të tij mund të ndodhej një sasi lënde plasëse.
Menjëherë pas njoftimit, forcat policore arritën në vendngjarje dhe filluan procedurat e sigurisë, duke vendosur një perimetrin të sigurisë për të parandaluar çdo rrezik për kalimtarët dhe banorët e zonës.
Ekspertët xhenierë dhe shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë verifikimet e detajuara të automjetit të dyshuar.
Burime të para nga vendngjarja raportojnë se deri në këto momente nuk është gjetur asnjë objekt i dyshimtë apo lëndë plasëse. Megjithatë, kontrollet vazhdojnë me intensitet për të eliminuar çdo dyshim dhe për të garantuar sigurinë e plotë të zonës.















You must be logged in to post a comment Login