Një person dyshohet se ka humbur kontaktet në Liqenin e Batllavës.
Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 13:00 është marrë një njoftim se individi ka hyrë në ujë dhe më pas nuk është parë të dalë.
Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, ka konfirmuar për Klankosova.tv se, menjëherë pas marrjes së informacionit, policia ka angazhuar njësitë përkatëse dhe ekipet e kërkim-shpëtimit për lokalizimin e personit.
<
Autoritetet njoftojnë se operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është në vazhdim, dhe se priten informacione shtesë lidhur me rastin.
Be the first to comment