Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur procedurat gjyqësore ndaj një grupi kriminal i akuzuar për trafikimin e drogës drejt Finlandës.
SPAK ka dërguar në gjykim 11 individë, të cilët akuzohen për veprat penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kryer më shumë se një herë, si dhe për veprimtari të tjera të lidhura me krimin e organizuar. Akuzat përfshijnë formimin, organizimin dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal, si dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale.
Sipas provave të siguruara nga SPAK, që nga viti 2022, disa grupe të strukturuara kriminale, me anëtarë shqiptarë dhe të huaj, të organizuar dhe drejtuar nga shqiptarë, kanë transportuar sasi të mëdha lëndësh narkotike me rrezikshmëri të lartë drejt Finlandës.
Pas mbërritjes në destinacion, këto sasi drogave janë shitur dhe shpërndarë në disa qytete të Finlandës përmes një rrjeti shpërndarësish, me qëllimin e krijimit të të ardhurave të paligjshme. SPAK bën të ditur se disa anëtarë të këtyre grupeve janë arrestuar dhe dënuar nga autoritetet finlandeze për veprimtarinë e tyre kriminale.
Be the first to comment