Aktorja turke Nebahat Çehre, e njohur për rolin e saj si Valide Sulltan në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, ka tërhequr sërish vëmendjen në moshën 82-vjeçare me një fotografinë të publikuar nga pushimet verore. Ajo shfaqet në formë të shkëlqyer fizike dhe merr shumë komente pozitive nga ndjekësit e saj.
Në përshkrimin e fotos, ajo shkruan: “Së pari, kujdesu mirë për veten. Pjesa tjetër do të lulëzojë natyrshëm.” Mediat turke nënvizojnë se Nebahat duket shkëlqyeshëm për moshën e saj dhe e konsiderojnë një shembull të bukurisë në moshën e tretë.
Çehre e nisi karrierën si modele dhe u shpall ‘Miss Turqia’ në vitin 1960, një ngjarje që shënoi fillimin e saj në aktrim. Ajo fitoi famë ndërkombëtare me rolet e saj në serialet “Sulejmani i Madhërishëm” dhe “Dashuri e Ndaluar” (Aşk-ı Memnu), ku luajti personazhin Firdevs Yoreoglu.
Në intervistat e saj, Çehre ka shprehur krenarinë për moshën e saj dhe ka theksuar se nuk i frikësohet plakjes. Sipas saj, sekreti i qëndrueshmërisë është një jetë e shëndetshme dhe respekti për trupin.
Be the first to comment