Aktorja kosovare, Djellza Dema, ka ndarë një lajm të gëzueshëm: ajo është bërë nënë për herë të parë. Djellza dhe bashkëshorti i saj, Drini Dushi, janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë emëruar Gjin.
Drini e ka bërë të ditur këtë ngjarje të rëndësishme përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë gëzimin e tij me ndjekësit. Ai shkroi: “Mirë se erdhe në këtë botë, GJIN DUSHI, të duam pafund.”
Kjo lajm sjell shumë gëzim për çiftin, i cili tashmë ka bërë një hap të rëndësishëm në jetën e tyre familjare.



















You must be logged in to post a comment Login