Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Aktorja e njohur turke jep lajmin që të gjithë po e prisnin

Aktorja e njohur turke jep lajmin që të gjithë po e prisnin

Aktorja e njohur turke, Neslihan Atagül, është gati për t’u rikthyer në ekran pas një periudhe të gjatë shkëputjeje. Ajo kishte marrë këtë pauzë për t’u kujdesur për djalin e saj, Aziz. Tani, Atagül ka njoftuar se do të rikthehet fuqishëm në sheshxhirime për sezonin e ri televiziv.

Projekti i saj i fundit para kësaj periudhe ishte seriali “Gecenin Ucunda” (Në fund të natës). Gjatë kësaj kohe, ajo ka shijuar një martesë të lumtur me aktorin Kadir Doğulu dhe ka qenë në pritje të djalit të saj, i cili ka lindur më 6 mars 2025.

Pas pothuajse tre vitesh larg kamerave, aktorja është shprehur e emocionuar për rikthimin e shumëpritur nga fansat. Ajo përmendi se i kishte munguar shumë atmosfera e sheshxhirimeve dhe konfirmoi se projektet kanë filluar të zhvillohen.

<

Në një deklaratë, ajo tha se aktualisht janë në fazën e përgatitjeve. Partneri i saj në serial ende nuk është përzgjedhur, por ajo është gati për t’u rikthyer në punë.

Aktorja ka treguar se rikthimi në punë me një fëmijë kërkon organizim të mirë. Saj e ka gjetur zgjidhjen, pasi djali i saj, Aziz, do ta shoqërojë herë pas here gjatë xhirimeve. Me humor, ajo ironizoi duke thënë: “Edhe djali im do të vijë në sheshxhirim. Jemi gati për të jetuar në karavan!”

Megjithatë, informacione të tjera rreth emrit të serialit dhe platformës ku do të transmetohet projekti i saj i ri ende mbeten një sekret, i cili do të zbulohet në javët në vijim.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement