Një nga çiftet më të njohura të shoubizit turk ka bërë një hap të rëndësishëm drejt martesës.
Prezantuesja dhe ish-konkurrentja e njohur e “Survivor”, Damla Can, ka pranuar propozimin romantik nga aktori Tolga Mendi, duke i thënë zyrtarisht “Po!” lidhjes së tyre.
Dyshja, e cila ka mbajtur një profil të ulët në publik, duke shijuar lidhjen e tyre larg syve të mediave, ka vendosur ta kurorëzojë këtë romancë me një propozim martese. Ky vendim ka gëzuar ndjekësit e tyre, të cilët i shohin si një nga çiftet më të forta të muajve të fundit.
Lajmi i bukur është ndarë nga vetë ata përmes rrjeteve sociale, duke publikuar momente nga çasti i propozimit. Në këto foto, Damla shfaqet me një buqetë të madhe me lule dhe unazën në gisht.


















You must be logged in to post a comment Login