Aktori amerikan Rick Hoffman, i njohur për rolin e tij në serialin “Suits”, është rikthyer së fundmi në Instagram, ku ndau me ndjekësit transformimin e tij të dukshëm. Shumë prej tyre nuk e njohën fillimisht, ndërsa të tjerë e përgëzuan për pamjen e tij të re.
Në postimin e tij, Hoffman pozoi para një pasqyre, duke treguar figurën më të hollë dhe flokët e tij më të gjatë. Ai shkroi se kishte kaluar një kohë të gjatë që nga hera e fundit që kishte ndarë një informacion të tillë.
Rick Hoffman është më i njohur si avokat Louis Litt në nëntë sezonet e serialit të njohur, ku ka luajtur edhe Meghan Markle. Zakonisht, ai e kishte kokën e rruar për rolin, prandaj dhe kthimi i tij me flokë të gjatë ndau shumë reagime.
Disa fansa shprehën kuriozitetin për mënyrën se si arriti këtë transformim. Hoffman zbuloi se sekreti i tij është agjërimi intensiv me ndërprerje dhe dieta keto, duke theksuar gjithashtu se kishte hequr dorë nga alkooli.
Ai ka folur hapur edhe për problemet e tij shëndetësore në të kaluarën. Në moshën 23 vjeçare, ai përjetoi një periudhë të vështirë për shkak të ankthit, duke u ndier sikur po dilte nga lëkura e tij. Pas diagnozës me çrregullim obsesiv-kompulsiv, Hoffman theksoi se kjo e ka ndihmuar të zhvillohet profesionalisht.
“Sikur bota ime të shkërmoqej çdo ditë, e shihja botën ndryshe nga të tjerët. Nëse kjo sfidë nuk do të më kishte ndodhur, nuk do të kisha arritur sukses në karrierën time,” tha Hoffman.
Be the first to comment