Qendra e Zagrebit është shndërruar sot në një shesh xhirimi në ajër të hapur. Para Hotel Esplanade dhe përgjatë Rrugës Mihanovićeva, po realizohet një film i ri nga regjisori Doug Liman, i njohur për punën e tij në serialin “Jason Bourne” dhe bashkëpunimet me Tom Cruise.
Në vendngjarje janë parë aktorët Adrien Brody dhe Sean Penn. Filmi, i titulluar “Ishulli i Gjarpërinjve”, është një triller frymëzuar nga ngjarjet e konfliktit Rusi-Ukrainë. Historia e tij bazohet në akuzat për sabotimin e gazsjellësit Nord Stream në vitin 2022.
Ngjarja ndjek një ekip sekret zhytësish ukrainas që krejnë një mision të rrezikshëm nënujor gjatë muajve të kaluar para pushtimit rus, në mes të tensioneve gjeopolitike në rritje.
Produksioni i filmit ka nisur në korrik të këtij viti, dhe xhirimet janë planifikuar të zhvillohen në Kroaci. Për momentin, nuk ka një datë zyrtare për publikimin e tij.
Be the first to comment