Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, ka pësuar një aksident me motor dhe ka regjistruar lëndime në këmbë. Sipas informacioneve të Prive Klan Kosova, ai aktualisht ndodhet në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Ky aksident ka ndodhur disa ditë pas njoftimit se Vllasaliu është përzgjedhur të këndojë në dasmën e yllit botëror, Dua Lipa, e cila do të zhvillohet në Itali.
Megjithatë, nuk ka detaje të tjera mbi gjendjen e tij shëndetësore, dhe ende nuk dihet nëse ai do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ceremoninë e martesës së Lipës.
I urojmë shërim të shpejtë!















You must be logged in to post a comment Login