Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Bllacë, avokati i familjes kërkon informata për zbardhjen e rastit

Aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Bllacë, avokati i familjes kërkon informata për zbardhjen e rastit

Familjarët e tre viktimave, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Bllacë, kanë angazhuar avokatin Arianit Koci për përfaqësim ligjor. Qëllimi i këtij angazhimi është zbardhja e çdo rrethane të ngjarjes.

Në një postim të tijin në Facebook, avokati Koci i ka bërë thirrje publike atyre që kanë informacion rreth këtij aksidenti të kontaktojnë atë privatisht, sipas raportimeve nga Klankosova.tv.

Koci ka theksuar se, si përfaqësues i familjarëve, është i interesuar të kuptojë se kush ka qenë ndërtuesi i segmentit, kush e ka mbikëqyrur ndërtimin dhe kush është përgjegjës për sigurimin e tij. Ai ka bërë të ditur se segmenti në fjalë ishte zyrtarisht i mbyllur për qarkullim, përveç hyrjes nga e cila automjeti ka hyrë.

Ai sqaroi se “në momentin e aksidentit, hyrja nga e cila automjeti ka hyrë në segment nuk ishte e mbyllur fizikisht. Rreth 300 metra më poshtë ndodhet një hyrje tjetër në të njëjtin segment, e cila ishte e mbyllur fizikisht.”

Postimi i tij i plotë është në procesin e shqyrtimit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement