Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Lezhë-Milot. Si pasojë e përplasjes mes një automobili dhe një kamioni, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar.
Sipas burimeve nga Klankosova.tv, viktima është identifikuar si Kadir Behluli, 54 vjeç, nga Kosova. Ai nuk ka arritur të mbijetojë pas plagëve të marra nga aksidenti.
Në ngjarje janë lënduar gjithashtu djali i të ndjerit, F. Behluli, 25 vjeç, dhe motra e tij, F.B., 58 vjeçe. Të dy ata janë dërguar për trajtim mjekësor.
Të dhënat e para tregojnë se në aksident ka qenë i përfshirë një kamion, shqetësues i drejtuar nga A. M., 50 vjeç, me patentë malazeze.
Policia ka arritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.



















You must be logged in to post a comment Login