Në Shushicë të Istogut, dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur këtë të hënë.
Sipas informacionit të siguruar nga Klankosova.tv, viktimat janë një 12-vjeçar dhe një 69-vjeçar. Nga ana tjetër, dy nga tre të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burimet e redaksisë bëjnë me dije se një nga të lënduarit është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për një tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
<
Ky ngjarje tragjike ka lënë pas dhimbje dhe trishtim në komunitet.
Be the first to comment