Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në Prishtinë, konkretisht në zonën e njohur si “Rrethi i Madh”, afër Stacionit të Autobusëve.
Sipas pamjeve të siguruara nga Klankosova.tv, në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një veturë. Deri tani, nuk është e qartë nëse ka persona të lënduar nga përplasja.
Pamjet tregojnë vendin e ngjarjes, ku duket qartë praninë e automjeteve të përfshira në aksident, si dhe qytetarë dhe automjete të tjera në zonë.
Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës për më shumë informacion, por deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka pasur një konfirmim zyrtar për rrethanat e aksidentit.



















You must be logged in to post a comment Login